Nga Gazeta ‘SI’ – Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se mbante me forcë në banesën e tij një 15-vjeçare, duke ushtruar dhunë psikologjike dhe duke mos e lejuar të largohej.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Durrësit, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë Vendore, ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit, duke vënë në pranga shtetasin Enea Zeqiri.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, që mbahej pa leje.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i arrestuari kishte një marrëdhënie me të miturën dhe e kishte izoluar në banesë kundër vullnetit të saj, duke ushtruar presion dhe dhunë psikologjike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



