Ngjarje

I ra sipër porta, vdes roja e një objekti në Kombinat. Procedohet administratorja dhe drejtuesi teknik

Nga Gazeta ‘SI’ – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 68-vjeçar humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës si roje objekti. Viktima, shtetasi me inicialet G. G., ishte i punësuar në një subjekt privat si roje sigurie.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja ndodhi teksa 68-vjeçari po mbyllte portën hyrëse të objektit, moment në të cilin është zënë poshtë prej saj dhe ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda.

Në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht administratorja e subjektit ku ndodhi ngjarja dhe drejtuesi teknik i firmës.

Policia dhe organet kompetente vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë