Ngjarje

Aksident i rëndë në Dukat, 4 persona të plagosur

Nga Gazeta ‘SI’ – Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë, ku një mjet tip Audi dhe një Fiat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë