Ngjarje

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, për 90 minuta në juglindje. Rama: Çlirim i madh për banorët!

Nga Gazeta ‘SI’ – Është hapur zyrtarisht për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë këtë, me të gjithë sinjalistikën përkatëse.

Në inaugurimin e këtij aksi rrugor tejet të rëndësishëm, është i pranishëm kryeministri Edi Rama i cili tha se projekti është një “çlirim i madh”. Kryeministri është pritur me daulle, muzikë dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës.

“Është projekti më i gjatë dhe stërmundimshëm sepse u nis mbrapsht”, tha Rama.

Ministrja ka ndarë foton më herët nga kjo rrugë ku ka shkruar: Gati gjithçka! Tanimë, distanca Tiranë-Korçë do të përshkohet për rreth 1 orë e 30 minuta.

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit të 8-të nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë