Ka ndodhur

Çantë me kanabis për ta shitur në Tiranë, kapen dy të rinj në Kamëz (video)

Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Kamëz, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar një çantë të mbushur me kanabis.

Policia thotë se në pranga kanë rënë, E.Ç., 18 vjeç dhe A.N., 26 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në ndaj tyre, policia u ka zbuluar çantën me 675 gramë kanabis. Dyshohej se plani i tyre ishte që ta shisnin drogën në Tiranë.

“Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë