Ngjarje

Stuhia godet vendin, përmbyten rrugë e thyhen pemë! Disa të lënduar në Tiranë (video)

Nga Gazeta Si- Një stuhi e madhe me erë dhe shi ka ‘goditur’ Shqipërinë mesditën e sotme.

Në pak minuta, stuhia ka bllokuar rrugë, ka htyer pemë dhe ka marrë me vete objekte në të gjithë vendin.

Si pasojë e erës në të gjithë vendin ka dëme të shumta, nga rrëzimi i pemëve, te shkatërrimi i objekteve të ndryshme metalike e llamarine.

Nga era e fortë dhe shiu në Tiranë janë dëmtuar lehtë rreth 20 persona, që kanë kërkuar ndihmë te Spitali i Traumës.

Ndryshimi i papritur i motit solli probleme edhe në aeroportin e Rinasit. Pati vonesa me 14 fluturime në mbërritje dhe 7 në nisje. 5 fluturime të tjera janë anuluar: Hamburg-Tiranë, Tiranë-Hamburg, Pescara-Tiranë, Tiranë-Pescara dhe Tiranë- Verona.

Ndërkohë shërbimet meteorologjike kanë parashikuar që dita e sotme dhe mëngjesi i ditës së nesërme do të shoqërohen nga moti i keq.

Një situatë e tillë paraqet rrezik për qytetarët, të cilët këshillohet të mos dalin nga shtëpia, nëse nuk kanë arsye të fortë.

Po ashtu, edhe drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin vigjilencën dhe të tregohen tejet të kujdesshëm, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë