Ngjarje

14 vatra zjarri, 3 janë ende aktive në Vlorë dhe Korçë

Nga Gazeta Si- Sipas të dhënave, në 24 orë janë raportuar 14 vatra zjarri në vendin tonë, prej të cilave 3 janë ende aktive, 2 janë nën monitorim dhe pjesa tjetër është izoluar dhe shuar.

Më problematike janë vatrat në Akërni të Vlorës, zona e Poros dhe ajo në Miras të Devollit, qarku Korçë.

Në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, vatra e nisur më 25 gusht vijon në pyllin e Pishë-Poros. Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës.

Nën monitorim janë vatrat në Bogovë të Skraparit, në Parkun e Gërmenjit në Korçë dhe ajo në Pezë-Helmës të Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë