Gazeta Si – Reshjet intensive të shiut, kanë shuar gjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të premteje, vatrat e zjarrit në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë të Vlorës.
Ministria e Mbrojtjes thotë se nga tipologjia e zjarreve kanë të bëjnë me një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë zgjedhur të veprojnë gjatë natës.
“Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri”, njoftoi ministria.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se pas reagimit të shpejtë të emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara.
Ndërkohë, tre vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe dy vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive.
Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



