Ka ndodhur

Devoll, 59-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika dentare

Gazeta Si – Një 59-vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas policisë, 55-vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë.

Policia e Devollit thotë se ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit.

“Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër. 59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin”, – njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë