Gazeta Si – Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur 3 të tjerë mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër–Bushat, pranë kryqëzimit të Kryebushatit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:10, kur një kamion u përplas fillimisht me një automjet dhe më pas goditi një një tjetër.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën Altin Luli, teksa të plagosur, jashtë rrezikut për jetën mbetën L.L., M.L., dhe A.H., e cila udhëtonte në mjetin tjetër.
Drejtuesi i kamionit, i cili përplasi dy automjetet, sipas policisë nuk ka pësuar dëmtime. Viktima, drejtuesi i një prej makinave, udhëtonte me bashkëshorten dhe fëmijën e tij, të cilët u dërguan në spital.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se një prej automjeteve është shkatërruar pothuajse tërësisht, ndërsa për nxjerrjen e të bllokuarve ndërhynë forcat zjarrfikëse.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.L., dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A.H. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në një njoftim paraprak të Policisë së Shkodrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



