Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive.
Vatrat aktive janë në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq ku vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi.
Ndërsa në Mallakastër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale.
Në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre dhe shërbimi vendor ende nuk ka mundur të izolojë vatrën.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



