Një vrasje ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Vaun e Dejës në Shkodër.
Në rrugë është gjetur trupi i një 65-vjeçari, që është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram.
Viktima është Frrok Lleshaj dhe mësohet se ka qenë më parë i dënuar për vrasje, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.
Paraprakisht thuhet se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit kur është qëlluar me armë zjarri. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë.
Nga informacionet e para, mësohet se tre dekada më parë viktima ka ushtruar detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit, nga radhët e të cilës ka dalë në vitin 1994.
Më pas, ai ka kryer një vrasje për të cilën është arrestuar më 1995, por është arratisur në vitin 1997 nga burgu gjatë trazirave.
65-vjeçari është arrestuar më vonë dhe ka vuajtur dënimin e Gjykatës së Shkodrës të vitit 2006, për vrasjen e kushëririt të tij. Ai është liruar nga burgu në mars të vitit 2023.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



