Ngjarje

Shiu shuan zjarret, dy vatra aktive

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve të rënë gjatë 24 orëve të fundit por edhe gjatë ditëve.

Në vend janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar.

Mbeten aktive vatrat në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur dhe në fshatin Spatharë, Skrapar,  ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote. 

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 722 forca operacionale.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, dhe të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë