Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama reagoi sot në mënyrë ironike ndaj deklaratave të sotme kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në lidhje me protestën e mbajtur para SPAK dhe GJKKO kur merrej masa e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që i cilësoi si segmente të shtetit që ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera.
Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama “që të mos guxojë të protestojë para institucioneve të drejtësisë së re.”
Duke e cilësuar prej ditësh kreun e Partisë Demokratike si buf të kënetës, Rama në një postim në Facebook, e konsideron atë një rrezik dhe armik ndaj diversitetit, që shuan urinë me zvarranikët dhe amfibët.
“Bufi i kënetës është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”.
Që nga arrestimi dhe dhënia e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, Rama dhe Berisha kanë replikuar shpesh me akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



