Teknologji dhe Inovacion

WhatsApp sjell një tjetër risi / Mund t’i ndani statuset në Instagram dhe Facebook

Meta ka lajmëruar se përdoruesit do të mund të shtojnë llogarinë e WhatsApp në Accounts Center, një hapësirë ku përdoruesit të ndajnë drejtpërdrejt statuset e tyre në Instagram dhe Facebook me një hyrje të vetme.

Meta shton se funksioni nuk do të aktivizohet automatikisht, por përdoruesit do të vendosin nëse do ta aktivizojnë vetë.

Nëse përdoruesit e bëjnë këtë, Meta do të fillojë të përdorë informacionin për të ofruar, personalizuar dhe përmirësuar produktet dhe shërbimet e saj, duke përfshirë shfaqjen e reklamave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë