Gazeta Si – SPAK i kërkon gjykatës konfiskim e pasurive të Elvin Merlikës, i dyshuar si një nga personat që për llogari të Ervis Martinjat ka kërkuar tek Nuredin Dumani vrasjen e Indrit Dokles.
Bëhet fjalë për pasuri të cilat janë sekuestruar në vitin 2023, të cilat rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të të hetuarve.
SPAK bëri kërkesën pas hetimit pasuror ndaj Elvin Merlikës, që akuzohet për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.
Merlika është shpallur në kërkim pas operacionit “Plumbi i Artë”, ku nga dëshmia e Dumanit u zbulua se Martinaj ofroi 500 mijë euro për vrasjen e Dokles.
Emri i Elvin Merlikës doli në dosje ‘Plumbi i Artë’, teksa i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se Elvin Merlika së bashku me Alket Xhixhën e kanë takuar në Kosovë duke i propozuar atij vrasjen e Indrit Dokles.
Vrasja e Dokles u kërkua nga Ervis Martinaj, i cili i ofroi edhe 500 mijë euro Dumanit për vrasjen e Dokles, ish anëtar i bandës së Durrësit.
Pasuri për të cilat kërkohet konfiskimi
100% e kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
49% e kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
100% e kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m², në zonën e Kasharit.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 6026 m², ZK.3051, në Priskë, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 38.85 m², në Yzberisht, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 81.24 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sipërfaqe 50.82 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 89 m², në Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 35.09 m², në Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sipërfaqe 9 m², në Bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 30.2 m², në Rrugën “Karl Gega”.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit pyll, me sipërfaqe 6026 m², në Priskë të Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur “Fusha e Bukur”.
9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.