Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vuri mbrëmë në skenë shfaqjen “Pesë fytyrat e heshtjes” të autores angleze Shelagh Stephenson.
Me regji të Altin Bashës, drama erdhi nën interpretimin e Rozi Kostanit, Dritan Boriçit, Xhoana Karajit dhe Fabiana Proit.
“Five Kinds of Silence” është një dramë e botuar në vitin 1997. Ajo rrëfen historinë e një familjeje që jeton nën pushtetin e egër të Billy-t, i cili abuzon fizikisht, emocionalisht dhe seksualisht gruan e tij Maria dhe fëmijët Suzan dhe Xhenet.
“Pesë fytyrat e heshtjes” erdhi në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Ajo u vu në skenën e ArTurbinës dhe do të shfaqet përsëri dhe sonte në mbrëmje.
Për herë të parë, versioni skenik i shfaqjes u interpretua në Lyric Hammersmith, Londër, më 31 maj 2000 dhe shfaqja fitoi çmimin si shfaqja më e mirë origjinale nga Shoqata e Shkrimtarëve të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe çmimin Sony 1997 për Dramën më të Mirë origjinale. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.