Ka ndodhur

Fushë Krujë / Nxënësi 17-vjeçar goditet me thikë në oborrin e gjimnazit, shoqërohet në polici shoku i shkollës

Nga Gazeta Si- Një plagosje me thikë është shënuar në oborrin gjimnazit Shote Galica në Fushë-Krujë. 

Nxënësi K.D., 17 vjeç u godit me thikë nga një bashkëmoshatar I tij.

I plagosuri është dërguar me urgjence ne spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka plage te thella dhe ka patur hemoragji të madhe.

“Rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).

Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë