Gazeta Si – Udhëheqësi i Hamasit, Yayha Sinëar thuhet se është aksidentalisht. Sipas mediave izraelite, sulmi në zonën ku ai dyshohet se ndodhej, u krye të mërkurën dhe ushtria izraelite që vepronte atje, nuk e dinte që Sinëar ishte i pranishëm.
Trupat e IDF-së vunë re disa luftëtarë duke hyrë në një ndërtesë dhe urdhëruan sulmin që shkaktoi shembjen e saj.
Kur ushtarët inspektuan rrënojat, thuhet se vunë re se njëri prej trupave dukej shumë si Sinëar. Vdekja e liderit të Hamasit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Televizioni izraelit Channel 12 njoftoi pak minuta më parë se “të gjitha testet e kryera tregojnë se lideri i Hamasit, Yahya Sinëar është eliminuar”.
Yahya Sinëar, i lindur në vitin 1962 në Khan Yunis kaloi më shumë se njëzet vjet në burgjet izraelite deri në vitin 2011, ku mësoi hebraisht.
I njohur me pseudonimin “Kasapi i Gazës”, ai ishte ndër themeluesit e krahut ushtarak të lëvizjes islamike palestineze Hamas, Brigadave al-Qassam, dhe konsiderohet nga Izraeli si organizatori i sulmit të 7 tetorit 2023 në të cilin u vranë më shumë se 1200 njerëz, përfshirë ushtarë dhe civilë.
Sinëar u arrestua në vitin 1989 dhe u dënua nga Izraeli me katër burgime të përjetshme për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve të akuzuar për bashkëpunim.
Gjatë 22 viteve të tij në burg, ai u shfaq si një lider karizmatik dhe i pakompromistë për pozicionet e tij radikale, duke u bërë një pikë referimi edhe për të burgosurit që nuk ishin të lidhur me Hamasin.
Lirimi i tij erdhi në vitin 2011, si pjesë e një marrëveshjeje midis lëvizjes islamike dhe Izraelit për të liruar ushtarin izraelit, Gilad Shalit, në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.