Politike

‘Marrëveshja me Shqipërinë, shembull për të tjerët’, Meloni në senat: Pasqyron frymën evropiane

Nga Gazeta 'Si'-“Me marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë, po i japim një shembull të gjithë pjesës tjetër të Europës duke i dërguar ata që vijnë në mënyrë të parregullt në vende të treta për të përpunuar kërkesat e tyre për azil”, deklaroi në senat kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Meloni hodhi poshtë shqetësimet për shkeljen e të drejtave të njeriut në një program të tillë. Një grup i parë prej 16 emigrantësh është nisur drejt vendit tonë me një anije të marinës italiane, pasi plani i Melonit për të përdorur një qendër jashtë kufijve të Bashkimit Europian për të shqyrtuar të drejtën e tyre për të hyrë në Itali, tashmë është vënë në lëvizje.

Italia është vend i parë i bllokut që krijon qendra procesimi të kërkesave të azilkërkuesve jashtë kufijve të unionit.

“Italia dha një shembull të mirë me nënshkrimin e protokollit me Shqipërinë  për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe europian. Dy objektet e përcaktuara në protokoll, qendra në Shëngjin dhe ajo në Gjadër tashmë janë gati dhe funksionale. Kjo është një rrugë e re, e guximshme, e paprecedentë, por që pasqyron në mënyrë të përsosur frymën evropiane dhe ka gjithçka që duhet për t’u ndjekur nga vende të tjera jashtë BE-së”, tha Meloni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë