Politike

Inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Rama: Për mua ishte çështje nderi që xhamia të hynte e pastër në jetën e vendit tonë. Erdogan: Simbol i vëllazërisë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë. Në ceremoninë e zhvilluar Rama theksoi rëndësinë e xhamisë si një simbol të besimit universal dhe trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.

Në fjalimin e tij, Rama u drejtua me mirënjohje Presidentit të Turqisë Erdogan dhe të pranishmëve, duke shprehur se ky moment shënon një arritje të veçantë për komunitetin. “Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të adhurimit të krijuesit, shumë i pritur nga besimtarët për këto vite,” tha Rama, duke shtuar se ky vend lutjeje është një trashëgimi e një populli të tërë.

Kryeministri rikujtoi se ky projekt filloi më 14 nëntor 2014, kur e quajti si “çlirimin e Namazgjasë”, duke theksuar vullnetin e mirë të besimtarëve nga Turqia për të realizuar këtë iniciativë.

Ai gjithashtu përmendi sfidat e para, kur trualli i Namazgjasë ishte shndërruar në një shesh pazari, duke theksuar se ndërtimi i kësaj xhamie ishte një detyrë e rëndësishme për të rikthyer hapësirën e lutjeve dhe shpresës.

Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, Gazment Teqja në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.

Presidenti Erdogan e quajti simbol të miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes Shqipërisë e Turqisë xhaminë e Namazgjasë që është më e madhja në Ballkan.

"Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol të miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh. Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, adhurimi por është menduar multifunksionale që do i shërbejë besimtarëve në cdo aspect, duke e menduar si një kompleks social ku brenda saj ka sallën e konferencës, bibliotekën dhe dhoma studimi dhe ashensorë për të gjithë ata që janë me aftësi të kufizuara. Ne synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë nën moton e muzeut të bashkëjetesës së kulturave ballkanike që ndodhet brenda kompleksit të xhamisë" tha Erdogan duke theksuar se është i vendosur për të thelluar bashkëpunimin.

Presidenti turk tha se ishte xhamia ishte dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri, më mbështetjen e entit tonë të çështjeve fetare dhe fondacionit tonë fetar, Diyanet”.

Dhjetra besimtarë janë pranë xhamisë e cila do të jetë më e madhja e Ballkanit. Në Xhami do të mund të falin namazin 10.000 besimtarë në të njëjtën kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë