Ngjarje

Tritoli ndaj motrave Nikolli/ Vdes pas 3 muajsh fqinji i tyre, u plagos aksidentalisht (pa lidhje me atentatin)

Gazeta Si - Pas 3 muajsh në Spitalin e Traumës, Enea Themollari, i cili ndodhej brenda banesës së tij dhe u plagos rëndë nga shpërthimi i tritolit të vendosur në derën e shtëpisë së fqinjëve të tij, motrave Nikolli në Elbasan, ka ndërruar jetë.

Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte, edhe pse nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Objekt i atentatit ishin dy motrat Nikolli, të cilat jetonin me qira në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

Viktima, Enea Thomollari

Sipas hetimeve të policisë 3 muaj më parë, shënjestër e atentatit me tritol në pallat ishin pikërisht motrat Alda dhe Xhovana Nikolli.

Pikërisht kjo e fundit ka dalë në media dhe rrjete sociale duke akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet prapa vendosjes së tritolit. Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin.

Vetë Xhovana ka pasur lidhje me Amarildo Xhanej nga Shkodra, i cili është i penduar i drejtësisë, pasi u arrestua në gusht të vitit 2023 në Vlorë me një armë me silenciator, ku dyshohet se do të kryente një vrasje.

Arrestimi, e ktheu Xhanejn në të penduar të drejtësisë, pasi përpara hetuesve ai ka rrëfyer disa krime, deklarime të cilat po verifikohen nga SPAK.

Një nga pistat ku po heton policia, janë konfliktet e mundshme të vetë Xhovana Nikollit, që krahas lidhjes me të akuzuarin për vrajse, është bërë e njohur përmes videove të publikuara në rrjete sociale.

Në fakt , ngjarja e 14 Korrikut ku u vendos tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan ende nuk është zbardhur.

Tashmë mësohet se ngjarja po hetohet nga SPAK, për shkak se personi që kanë akuzuar motrat Nikolli si porositës të vendosjes së tritolit, Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.

Policia ka kryer pas ngjarjes veprimet e para hetimore dhe të gjitha materialet dhe provat e administruara i janë kaluar SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë