Nga Gazeta 'Si'-Pas eliminimit të kreut të grupit Hezbollah në Liban, Hassan Nasrallah, Izraeli ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të grupimeve që organizojnë sulme ndaj shteti hebre.
Mësohet se gjatë bombardimeve të fundit në Liban, të cilat këtë herë mbërritën deri në Bejrut, ka humbur jetën dhe kreu i Hamasit për këtë territor, Fateh Sherif Abu el-Amin.
Sipas mediave izraelite, gjatë këtij sulmi janë vrarë dhe disa familjarë të Abu el-Amin.
Ndërkohë, Arabia Saudite ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Liban, duke kërkuar që të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit.
Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme në Riad, u përsërit mbështetja e Mbretërisë për popullin libanez ndërsa përballet me pasojat e ngjarjeve në vazhdim dhe u nënvizua nevoja për të zbutur tensionet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.