Gazeta Si - Gjykata e Apelit në Tiranë, ka liruar nga paraburgimi shtetasin italian, Salvatore Di Tella, i cili më 18 gusht të këtij viti shkaktoi një aksident me “Jet Ski” në Shëngjin, ku humbi jetën kunati i tij, Nicola Loro.
Mësohet se ai ka vënë një shumë prej 1 milion lekësh të reja si garanci pasurore, ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të mësës së sigurisë, nga "arrest me burg" në "detyrim për t’u paraqitur" në policinë gjyqësore një herë në muaj.
Prokuroria e Shkodrës e akuzoi të riun për vrasje nga pakujdesia, edhe pse Salvatore Di Tella pretendoi që në fillim se ngjarja ka qenë aksidentale.
Dy mjetet lundruese Jet Ski u përplasën mes tyre 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë në Shëngjin. Ato drejtoheshin secila nga dy kunetërit italianë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.