Gazeta Si - Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje të posaçme Klodian Rrjepajt, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, për të dëshmuar të premten (20 shtator) në Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen e “Sterilizimit".
Sips burimeve praprake, Prokuroria e Posaçme ka dhënë lejen që Rrjepaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe paraqitet fizikisht në komision për t’u marrë në pyetje për koncesionin e "Sterilizimit" në Kuvend. Sipas protokollit ligjor, ai do të shoqërohet nga forcat e policisë.
Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët. Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini.
Të dy janë në masë "detyrim paraqitjeje", por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.
Ndërkohë, më 3 tetor është parashikuar që të merret në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa pritet të dëshmojë edhe biznesmeni, Ilir Rrapaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura për "Sterilizimin" dhe "check"-up.
Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro, në burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Edhe Beqaj ndodhet në burg, por jo për këtë aferë, por për atë të shpërdorimit të fondeve të BE, "SASPAC", një hetim i nisur edhe ky nga SPAK.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.