Njerez

Raporti: Shqipëria nuk mbron gratë e dhunuara

Nga Gazeta Si- Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në mbrojtjen e grave dhe vajzave, ku vijon ende të mbizotërojnë stereotipet strikte gjinore, çka ndikojnë deri në rang institucional.

raportin e parë për Shqipërinë, GREVIO, Grupi i Ekspertëve për Veprimin kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, që është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), shkruan se ka një "nevojë urgjente" për të investuar në masa më të qëndrueshme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për të krijuar shërbime mbështetëse përkatëse për gratë dhe vajzat e dhunuara.

Pavarësisht progresit të 10 viteve të fundit, GREVIO shkruan se ka shumë fusha që kërkojnë veprime urgjente nga autoritetet.

“Për shembull, besimet tradicionale, rolet dhe stereotipet strikte gjinore mbeten një “sfidë serioze” në Shqipëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për dhunën seksuale dhe përdhunimin, gjë që rezulton në shkallë jashtëzakonisht të ulëta të raportimit të këtyre krimeve”, thuhet në raport.

Raporti thekson se vetëm një qendër e viktimave të përdhunimeve ekziston në të gjithë vendin dhe ajo nuk është plotësisht funksionale.

Për më tepër, pajtimi i detyrueshëm në lidhje me rastet e përdhunimeve dhe martesave të detyruara kërkohen ende në Shqipëri, një çështje që duhet “të trajtohet urgjentisht”.

Në mënyrë të ngjashme, shkruhet në raport, një numri i lartë i rasteve të raportuara të dhunës ndaj grave, bien poshtë përgjatë rrugës së sistemit gjyqësor dhe dhunuesit nuk marrin kurrë dënimin e merituar.

Raporti kritikon gjithashtu faktin se vetëm viktimat që raportojnë një krim mund të marrin shërbime të specializuara mbështetëse. Për më tepër, zbatimi i urdhrave të ndalimit emergjent dhe urdhrit të mbrojtjes “dukshëm nuk funksionon”.

GREVIO vuri re "boshllëqe të rëndësishme midis vullnetit politik për reformë dhe zbatimit të atyre dispozitave", të cilat vazhdojnë të minojnë besimin e viktimave.

GREVIO u bën thirrje autoriteteve të kryejnë reforma të sistemit të kujdesit shëndetësor, për të siguruar ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor gjithëpërfshirës për gratë dhe vajzat, përfshirë ato me probleme të shëndetit mendor, pasi janë evidentuar mangësi të mëdha në ofrimin e kujdesit të specializuar për viktimat e dhunës seksuale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë