Drejtësia

Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Plaurent Dervishajt

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Plarent Dervishaj, nën akuzë për vrasjen e Vajdin Lamajt, Artan Arsit dhe Klodjan Saliut në vitin 2005.

Para disa javësh, Dervishaj dhe Julian Meçe u ekstraduan nga Dubai. Ata ishin arrestuar më parë nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara, aty ku u lokalizuan nga Interpol Tirana.

Ndaj Plarent Dervishajt, janë ngritur disa akuza nga Prokuroria e Posaçme. Mes ngjarjeve për të cilat ai akuzohet, është vrasja e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit në vitin 2005.

Sipas SPAK, në këto ngjarje Dervishaj ishte pjesmarrës, ndërsa në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj në 2019, ai ishte në rolin e porositësit.

Mes personave të kontraktuar, ishte Julian Meçaj, i cili dyshohet si një nga autorët e ngjarjes së rëndë ku humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku dhe u plagos vetë Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si "Rumi i Shijakut".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë