Gazeta Si - Prokuroria e Fierit, ka mbyllur hetimet për vrasjen e vëllezërve Gramoz dhe Vladimir Kurtaj në Kurjan të Roskovecit pak ditë më parë dhe ka zbardhur akuzat ndaj autorit të krimit, Altin Kuka dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë krim të rëndë.
Altin Kukaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Evis Kukaj, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Emarjus Kuka dyshohet për kryerjen e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Tomor Zykaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Shtetasi Y.K., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
I mituri në konflikt me ligjin E.H., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”.
"Për shtetasit Y.K., dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H., për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur", - njofton Prokuroria e Fierit.
Altin Kuka 49 vjeç, Ervis Kukaj, 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), dhe Tomor Zyka, janë lënë në burg.
Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e së martës (10 Shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Dy vëllezërit u ekzekutuan në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit, ku dyshohet se krimi erdhi pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të Kukës dhe viktimave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.