Nga Gazeta Si- Ekstradohet nga Italia, shtetasi Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. 52- vjeçari nga Nikla e Krujës u kap në Bari në janar të këtij viti, gjatë operacionit të përbashkët policor të koduar “Informacioni”.
Sipas njoftimit zyrtar, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.
Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin Hysni Ramaj ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin K. H. dhe më pas e kanë djegur trupin e tij. Masakrimi i Kejsi Hysës dhe fshehja e kufomës në afërsi të Niklës ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit.
Ngjarja tronditi vendin në 2018, viktima i la të ruajë rreth 50 kg kanabis Hysni Ramajt i cili i ka thënë më pas se i kanë humbur dhe këtu ka nisur konflikti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.