Drejtësia

Kërcënuan kreun e FSHF, Armando Duka, gjykata lë në burg presidentin e klubit ‘Iliria’ dhe djalin e tij, lirohen 3 të tjerët

Nga Gazeta Si- Gjykata e Durrësit dha vendimin në lidhje me masën e sigurisë, sa i përket personave të cilët kërcënuar kreun e FSHF-së Armando Duka.

Gjykata vendosi të lërë në burg presidentin e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe dhe të birin Petrit Selmanin ndërkohë që vendosi masën “detyrim paraqitje” për Brajan Selmani, Redian Loci dhe Santiago Selmani.

Vendimi:

1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personave nën hetim N. Selmani, S. Selmani, B. Selmani, P. Selmani dhe R. Loci, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 238/1 e 25 të Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim N. Selmani dhe P. Selmani.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim S. Selmani, B. Selmani dhe R. Loci.

Nazmi Selmani i ka kërkuar Dukës që t’i marrë të birin në Kombëtare dhe pasi Duka ka refuzuar, ai e ka kërcënuar fillimisht me mesazhe dhe më pas duke i shkuar në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë