Një shtetas turk është ekstraduar nga Gjeorgjia drejt vendit tonë, pasi ishte pjesë e një grupi kriminal që transportonte emigrantë, kryesisht në Itali, me skaf.
I ekstraduari, Y. H., akuzohet nga GjKKO-ja, se gjatë periudhës 2020-2021, ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve me homologët në Gjeorgji, Interpol Tirana finalizoi procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit turk, të kërkuar ndërkombëtarisht.
Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
“Shtetasi Y. H. akuzohet se gjatë periudhës 23.04.2020-01.10.2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht, në Itali, me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.