Gazeta Si - Olsi Bibollari, ka pretenduar se nuk është ai autor i vjedhjes së 15 mijë eurove në shtëpinë e mjekut të QSUT më 25 gusht 2024.
I pyetur nga gjykata nëse ka një alibi se ku ka qenë në kohën që dyshohet se është kryer vjedhja, Bibollari është shprehur se nuk e mbante mend dhe duhej të kujtohej, “por ishte vërdallë nëpër Tiranë”.
Megjithatë, Prokuroria ka kërkuar masë arresti për 30 ditë, e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu pritet të bëhet askt-ekspertimi për të mbledhur prova të tjera hetimore që do t’i vijnë në ndihmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ngjarja u raportua nga policia dy ditë më parë, pas denoncimit të shefit të Urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani.
Ky i fundit ka dëshmuar se i ka dhënë 50 mijë euro borxh mikut të tij Bibollari, të cilin e ka dokumentuar.
Mjeku rrëfeu po ashtu se kishte harruar çelësin e apartamentit te makina e Bibollarit, pasi kishin mbaruar punë te noteri.
Pavarësisht pretendimeve të tij, Biboallari është identifikuar si autor i vjedhjes përmes pamjeve filmike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.