Gazeta Si - Gjykata e Tiranës caktoi këtë të premte masën "arrest shtëpie" për Elvis Kosovën 38 vjeç, i akuzuar për mashtrim, ndërsa ka lënë në masën "arrest në burg" shtetasin turk Yucehan Er., 39 vjeç.
Avokati i Kosovës ka pretenduar që klienti i tij është mashtruar nga shtetasi turk, pasi e ka blerë automjetin kundrejt pagesës dhe nuk e dinte që ishte i vjedhur.
Shtetasi turk ka kërkuar kohë të japë shpjegime në një moment të dytë. Sipas policisë, automjeti ishte marrë me qira në Gjermani dhe shtetasi turk ka bërë kallëzim që ia kanë vjedhur në një hotel në Tiranë.
Para policisë ai ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka thënë që do të merrte 5-10 mijë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.