Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç konfirmoi për herë të parë se është takuar me shefin e CIA-s amerikane, William Burns, pak ditë më parë.
Madje ai zbuloi dhe atë që sipas tij nuk ishte një sekret.
“Kemi pasur biseda të dobishme dhe të mira. Unë qesh me ata që thonë se ishte një vizitë sekrete”, u shpreh ai.
Më pas shtoi se takimet me shefat e shërbimeve sekrete nuk pasohen asnjëherë me deklarata dhe se për këtë kishte pasur pajtim me amerikanët.
“Temat ishin të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Ne patëm një takim të dobishëm, të sjellshëm dhe të rëndësishëm”, përfundon Vuçiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.