Ka ndodhur

‘Fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohet në Rinas ‘tutorja’ tjetër kineze! Rekrutonin vajza nga Kina dhe Filipinet

Nga Gazeta 'Si' - Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar tutoren e dytë kineze, e cila në bashkëpunim me një shtetase tjetër të arrestuar dy ditë më parë shfrytëzonin për prostitucion në kryeqytet vajza të huaja.

Në vijim të operacionit “Red Light 2”, policia thotë se vuri në pranga shtetasen Na Dong, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Kinezja u vu në pranga në Rinas në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se Na Dong,  duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

“38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara”, tha policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë