Ka ndodhur

E rëndë në Tiranë, shtetasi amerikan mbyt gruan me litar, dy qentë dhe më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë. Një amerikan mbyti me litar bashkëshorten e tij këtë të hënë në shtëpinë e tyre në Laprakë të Tiranës. Pas saj mbyti edhe dy qentë e familjes e më pas u vetëvra, po me litar.

Viktimat janë Indah Lilis Sartika Saragih dhe Matthew James Wertz, 55-vjeç. Ky i fundit punonte si pedagog në një shkollë private në kryeqytetin shqiptar.

Sipas burimeve, ishte drejtori i shkollës në fjalë, ai i cili gjeti trupin e pajetë të pedagogut, pasi 55-vjeçari nuk kishte shkuar në punë.

Më pas në vendngjarje shkoi policia, e cila zbuloi trupin e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.

Pasi mbyti gruan, Matthew James Wertz e mbuloi trupin e saj me rroba dhe sipër tyre vendosi 2 qentë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.

“Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M.W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë