Gazeta Si- Gjykata e Korçës ka lënë në masën e "arrestit me burg", Spartak Çelën, i arrestuar pak ditë më parë në Pogradec pas 4 vitesh në kërkim.
Burime bëjnë me dije se u zhvilluan dy seanca gjyqësore, në orën 10 dhe 10:30 të ditës së sotme, ku i arrestuari u la në "arrest me burg" pas kërkesës së prokurorisë dhe pranimit të gjykatës.
Mbi Çelën rëndojnë disa vepra penale si “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “vjedhje me armë”, “prodhim, shitje dhe mbajtje pa lejë e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake, “kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Çela kërkohej nga autoritetet, pasi në një lokal në Velçan të Mokrës, qëlloi me kallashnikov drejt disa personave. Po ky shtetas muaj më parë kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike.
Në të dyja rastet Çela ka qenë në kërkim nga policia ndërkohë arrestimi tij është kryer në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative është informuar që i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.