Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 të akuzuarit e tjerë për abuzim me fondet e Bashkimit Europian.
Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar zëvendësim të masave të sigurisë. Beqaj ka ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për masë më të butë.
Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj në seancën e para dy ditëve kërkoi masë më të butë. sepse sipas tij ka dy fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë.
Si një person nën hetim për korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim dhe shkelje e barazisë në tendera Beqaj mori statusin e të paraburgosurit në muajin korrik dhe për shkak të detyrës që ka mbajtur si drejtor i përgjithshëm i SASPAK.
Përmes kësaj agjencie SPAK dyshon se ish funksionari, bashkë me koordinatorin Ermal Kurtulaj edhe ky në burg si dhe pesë persona të tjerë abuzuan me fondet e Bashkimit Europian duke tjetërsuar destinacionin e tyre.
Automatikisht, masa tjetër ndaj Beqajt që është "detyrim paraqitje" për dosjen e Sterilizimit është bërë nul, pasi ish-ministri gjendet në pamundësi për të dalë para nië oficeri të premteve përsa kohë adresa e tij tanimë dihet.
Beqaj dhe 6 të tjerët akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.
Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtulaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.
Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj ndodhen në "arrest me burg", 3 persona të tjerë janë nën masën e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa 2 në masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.