Nga Gazeta 'SI'- Ish-kryeministri Sali Berisha po kërkon të drejtën e tij për liri në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Në një komunikim me gazetarët, vajza e tij, ArgitaMalltezi, konfirmoi se është depozituar një ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër masës së parë të sigurisë të dhënë ndaj Berishës, “detyrimin për paraqitje” dhe “ndalimin e daljes nga shteti”.
Përpjekjet e ish-kryeministrit, për të rrëzuar gjykatat shqiptare, sipas Malltezit, kanë vijuar edhe në Gjykatën e Strasburgut dhe se do të vijojnë edhe në instance të tjera jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.