Drejtësia

Sherri për kullotat me një viktimë në 2007 në Vlorë, dënohet me 18 vite burg Viktor Omeri dhe shoku i tij

Gazeta Si - Gjykata e Apelit në Vlorë, ka dënuar me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij, pasi në vitin 2007 vranë Kleo Gërdhuqin, pas një sherri për motive pronësie mbi disa kullota.

Viktor Omeri bashkë me shokun e tij, kishte bashkëpronësi një tufë bagëtish dhe për ruajtjen e bagëtive të tyre ata kishin punësuar një person.

Ngjitur me këtë kullotë ndodhej edhe një stan dhe kullota e Kleo Gërdhuqi.

Por në datën 9 gusht 2007, në afërsi të stanit, në vendin e quajtur “Moçale” në fshatin Bestrov të Vlorës, rreth orës 08:30 është vrarë me armë zjarri Kleo Gerdhuqi.

Ditën e ngjarjes vëllai i viktimës i kishte parë në rrugën kryesore bagëtitë e vëllait të tij, viktimës Kleo Gërdhuqi të pashoqëruara, kjo ka qenë arsyeja që ai ka shkuar drejt vendit ku rrinte ai, duke e gjetur të vrarë në afërsi të stanit të tij.

Gjatë hetimit, është mësuar se, në trupin e viktimës Gërdhuqi janë konstatuar tetë plagë me armë zjarri, në kokë, kraharor, bark dhe në gjymtyrë, të cilat kanë sjellë shokun hemoragjik, e më pas vdekjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë