Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u zhvillua seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit, i cili kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.
Gjatë seancës nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika.
Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.
“Nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë”, thuhet në kërkesën për lirim nga qelia.
Dritan Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.