Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para GJKKO, kërkesën për gjykim të procedimit penal për shtetasit: Leonidha Hristo, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Florian Peri, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Stavro Çavo, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Lefteria Mekshi, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Lefter Karajani, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
SPAK njofton se nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, ku përfshihen deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale dhe tregojnë rrethanat e hetimit, deklarimet e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, transkriptimet e bisedave të përgjuara, dokumentacionit të administruar nga Bashkia Finiq, këqyrje-marrjeve nga sistemi elektronik i APP-së, këqyrjeve të aparateve celularë, kthim përgjigjeve nga APP dhe shoqëritë ofertuese të internetit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se: Në Bashkinë Finiq gjatës periudhës 2017-2019 janë zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike. SPAK specifikon edhe detyren e secilit ne kete proces.
I pandehuri Leonidha Hristo ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bashkisë Finiq dhe ka pasur rolin e titullarit në procedurat e prokuruara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.
I pandehuri Florian Peri ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Njësisë së Prokurimit dhe ka pasur rolin e zyrtarit të prokurimit në procedurat e zhvilluara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.
I pandehuri Stavro Çavo ka pasur detyrën e anëtarit të NJP (Njësia e Prokurimit) dhe KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave), si dhe është marrë me administrimin e procedurave të prokurimit në autoritetin kontraktor Bashkia Finiq.
E pandehura Lefteria Mekshi ka pasur detyrën e anëtarit të NJP dhe KVO në procedurat e zhvilluara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.
I pandehuri Lefter Karajani ka mbajtur detyrën e Juristit dhe specialistit të Prokurimeve në Bashkisë Finiq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.