Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka apeluar masën e arrestit me burg.
“Nuk ekzistojnë kushtet për këtë masë”, argumenton mes të tjerash ish-ministri i Shëndetësisë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u arrestua nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK, i dyshuar për abuzim të fondeve të huaja në SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik gjatë kohës kur ishte drejtor i këtij institucioni.
Ai bashke me 6 persona të tjerë akuzohen për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim’; “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda”, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.