Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku doli te henen nga Prokuroria e Posaçme pas gati 3 orësh marrje në pyetje
Ministri Mazniku deklaroi shkurtimisht para kamerave se u paraqit në SPAK si person që kishte dijeni për një çështje.
“Duhet të jepja shpjegime”, tha Arbjan Mazniku shkurtimisht.
Ministri Mazniku mbërriti në SPAK rreth orës 09:30 i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm.
Arbjan Mazniku, që prej shtatorit 2023 mban postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Ai ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë nga viti 2015 – 2023. Më herët, Mazniku ka mbajtur detyrën e Zv. Ministrit të Arsimit dhe Sportit, nga viti 2013 deri në vitin 2015.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.