Drejtësia

Të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, Gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për pesë punonjës policie

Nga Gazeta 'Si'-Gjykata e Elbasanit ka caktuar masat e sigurisë për pesë punonjës policie, ku tre prej tyre janë lënë në arrest në shtëpi, ndërsa dy të tjerët janë pezulluar nga detyra.

Bëhet fjalë për Endri Hazizi, Aurel Tahiri dhe Xhevahir Stërmugu, të cilët janë lënë në arrest shtëpie pasi akuzohen për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik.

Ndërsa policët Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për veprën penale shpërdorim detyre.

Dyshohet se këta persona, punonjës të policisë së Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin persona të ndryshëm.

Pas hetimit 4-mujor të kryer nga AMP është arritur të vërtetohej me prova përfshirja e këtyre punonjësve në veprime korruptive me drejtues automjetesh, të cilët ishin kapur në shkelje administrative nga aparaturat e radarit të Policisë Rrugore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë