Drejtësia

Llogari bankare, prona dhe automjete, SPAK konfiskon pasuritë e disa personave nën hetim për trafik droge

Gazeta Si – SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e 20 pasurive të Zamir Hoxhës dhe familjarëve të lidhur me të, të cilët janë të dënuar më herët në Danimark dhe Belgjikë për trafikim kokaine.

Hoxha dhe familjarët kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritetet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda, si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, Alfonc Hoxha është arrestuar në Gjermani, në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë