Gazeta Si- Altin Dumani ka përsëritur se krimi i organizuar shqiptar është mes organizatave më të fuqishme në botë.
Në prezantimin e raportit për punën e SPAK gjatë vitit 2023, kreu i kësaj strukture tha se pavarësisht këtij fakti, masat e arrestit në burg zënë 49% të totalit.
“Paçka se hetojmë krimin e organizuar, sot për të qenë realist ndër më të fuqishmit në botë dhe një nivel të sofistikuar subjektesh, masa e arrestit në burg në kërkesat tona zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Aktualisht, numri total i të paraburgosuve nëpër institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nga SPAK zënë vetëm 8.5% në raport me numrin e përgjithshëm të të paraburgosurve në Shqipëri”, tha ndër të tjera Altin Dumani.
Dumani theksoi se “hetimet e vitit 2023, tregojnë se grupet kriminale janë sofistikuar dhe përfshirë në tregjet ndërkombëtare të drogave të forta, duke pasur pozicion dominues. Këta grupe kanë aktivitet edhe në tregje ndërkombëtare. Duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e sofistikuar e grupeve kriminale që operojnë me call center, duke mashtruar qytetarë të BE”.
Në përditësim…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




