Drejtësia

Olsi Rama për herë të dytë në SPAK: Isha si person në dijeni për çështjen ‘Xibraka’  

Olsi Rama është paraqitur të premten në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si person në dijeni për çështjen “Xibraka”.

“Për çështjen “Xibraka” isha si person në dijeni, dhashë shpjegimet e mia. U pyeta për gjëra që dini dhe ju, sqarova situatën”, deklaroi Olsi Rama.

Ai tha gjithashtu se veprimet e tij nuk janë në paligjshmëri

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit në maj të këtij viti depozitoi një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit se Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015.

Në kallëzimin e Olsi Ramës, thuhet se ai i referohet një deklarate të Bardhit bërë publike në adresë të tij.

Sipas tij deklarimet e Bardhit përbëjnë elementë të veprës penale “Kallëzim të rremë”. Nga ana tjetër SPAK ka rihapur hetimet për dosjen “Xibraka”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë