Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e trupës së gjykimit të përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj. Vendimi u mor nga gjyqtari Artur Kalaja, në seancën që nisi në orën 15.00.
Trupa do shqyrtonte kërkesën për heqje të masës shtrënguese të sigurisë “arrest në shtëpi” vendosur ndaj të dyve, e cila do të jepet në datën 16 korrik.
Mbrojtja e të dy palëve kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se ata kanë shqyrtuar një kërkesë të tillë më parë.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Çdo kërkesë apo rekurs i tyre për ndryshim të masës së sigurisë, është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së deri tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




