Drejtësia

Kërkojnë heqjen e masës së arrestit, shtyhet në 16 korrik seanca për Berishën e Malltezin

Gazeta Si – Gjykata e Lartë do të  vendosë më 16 korrik mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së “arrestit shtëpiak”, nën hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Seanca e së martës nuk u zhvillua për shkak se Berisha e Malltezi kanë kërkuar dorëheqjen nga çështja të trupës gjyqësore, që përbëhej nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Ata po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Çdo kërkesë apo rekurd i tyre për ndryshim të masës së sigurisë, është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë